Faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e çmimit të dasmave të cilat organizohen në restorante, janë pothuajse të njëjtë më ata të amvisërisë, siç janë rritja e çmimeve për produkte bazë të jetës.
Sipas Admir Sferit menaxher në një restorantet të dasmave, faktorët të cilët kanë ndikuar janë, rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe e produkteve ushqimore, posaçërisht vajit, mishit e perimeve, rritje e cila thuajse ka lënë pa asnjë fitim restorantet e dasmave.
Tuje, ai ka ka treguar se është ulur dukshëm edhe numri i mysafirëve në dasma, nga 350 ose 400 sa ishte më herët tani numri është ulur në maksimum 250 mysafirë.
“Me çmimet që tepër janë bërë të larta ne nuk kemi fitim por vetëm i bëjmë shërbim dasmorit që t’ia përfundojmë dasmën deri në fund. Ne fitim deri sot nuk kemi asgjë. Ata që i kanë bërë rezervimet para vitit të ri dhe pas vitit të ri, deri diku nga muaji mars të gjitha kanë qenë me çmime të vjetra. Edhe ato, më nuk mundesh ti si personel…t’i thërrasësh njerëzit, t’i kontaktosh në telefon t’u thuash që tash ka hipur çmimi edhe unë duhet të ta hip edhe dasmën, nuk mundemi ta bëjmë këtë, sepse ai e ka rezervuar me atë çmim që është dashur të rezervohet”, ka thënë Admir Seferi, menaxher.
Pavarësisht gjendjes momentale, qytetarët nuk heqin dorë nga dasmat dhe shpenzimet e mëdha për realizimin e tyre.

“Janë liruar njerëzit pak, lëvizjet janë më të mëdha, lidhjet prapë janë më të mëdha sesa kanë qenë. Sepse, atëherë njerëzit kanë qenë të vetmuar, kanë pasur edhe frikë. Inshalla ripërsëritet jeta, ripërtëritet”, ka thënë një qytetar.
“Djali i vëllait kishte dasmë. Kemi vallëzuar, i bëmë të gjitha që duhet”, u shpreh një qytetar.
Të kënaqur nga sezoni i dasmave janë edhe muzikantët të cilët thanë se po marrin veten pas mbylljes dyvjeçare për shkak të pandemisë.
“Kemi mbi 200 dasma, jemi të zënë vazhdimisht. Shkojmë gjithkund, sinqerisht jemi të kënaqur. Sonte kemi dasmë në Kumanovë, do të bëjmë muzikë për 700 euro”, është rrëfyer një muzikant.
Heqja e masave kundër Covid-19 këtë verë lejoi organizimin e të gjitha manifestimeve më kapacitet të plotë dhe pa kufizime./Als