Osmani uron Begajn: E bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, i cili është emëruar në krye të presidencës shqiptare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Pas inaugurimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e bindur se bashkëpunimi midis dy vendeve do të rritet jo vetëm në raportet vëllazërore por edhe në interesat e përbashkëta drejt rrugës euro-atlantike.

Kështu ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, teksa e ka uruar Begajn për pozitën e pranuar.

“Sot në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Begaj, teksa ka deklaruar në fjalën e parë të tij si udhëheqës i shtetit, ka thënë se do t’i shërbejë Kushtetutës, interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Sipas tij, kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për Shqipërinë.

Ai ka shkruar se mezi pret të vazhdojnë rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Është nder për mua t’i drejtohem kuvendit si president i Republikës. Jam plotësisht i vetëdijshëm se mbi privilegjin e të qenit qytetar i parë i Republikës rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Begaj.

“U betova sot se do t’i shërbej Kushtetuës, intersit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar, dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës, këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale përpara interesave të kombit tonë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika