Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet shoferi i veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e veturës e cila ishte përfshirë në aksidentin me fatalitet që ndodhi të hënën në fshatin Pogragjë të Gjilanit

Ilustrim

Të hënën e 25 korrikut, një person ka vdekur në Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar shoferi i veturës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. e Fshatit Llovcë-Pogragjë, Gjilan 25.07.2022 – 14:00. Në aksident trafiku janë përfshirë një automjet transportues civil dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues viktima mashkull Kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa vozitësi i veturës civile mashkull kosovar është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, vijon njoftimi.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rastin për Portali Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap ,me tabela vendore”, kishte deklaruar Hashani.

“Me këtë rast, drejtuesi i kamionit e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme është përplasur për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”, kishte shtuar ai.

Hashani ka bërë të ditur se edhe përkundër ndihmës së mjekëve, personi i aksidentuar i lindur më 1960, shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika