Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se as kushtet e propozuara dhe asnjë kusht tjetër i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, nuk do të zbuste mjaftueshëm rrezikun që Veseli të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme

Kadri Veseli

Ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit i cili i është zgjatur masa e paraburgimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes e po ashtu edhe rreziku i pengimi i progresit të procedurave të Dhomave të Specializuara.

“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që z. Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ ose do të paraqiten në Dhomat e Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet gjithashtu në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, më 29 prill.

Prokuroria vazhdon të pretendojë se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje.

Në paraqitjet e para të tyre në Hagë, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika