Gashi: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet dhe nuk ka diskutim

Gashi ka thënë se qeveria Kurti 2 ka ndryshuar strategjinë e ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, për dialogun dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Ai ka theksuar edhe qëndrimin zyrtar të LDK-së, duke thënë se “nuk mund të pajtohemi nëse nuk pajtohemi për të gjitha çështjet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin "Debat Plus"

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet dhe nuk ka diskutimi këtu, por si do të themelohet”, ka thënë Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka thënë se për të është sukses nëse asociacioni themelohet sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtuese.

“Për LDK-në është e pranueshëm që Asociacioni të formohet sipas Gjykatës Kushtueses” ka thënë Gashi.

Analisti Vehbi Kajtazi ka folur për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ku i ka akuzuar ata se nuk kanë qëndrim për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kajtazi, ka thënë se LDK-ja është në pritje të gabimeve të qeverisë dhe në këtë formë shpreson që të marrë sa më shumë vota.

Tutje, ai e ka pyetur Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, për qëndrimin e tyre për marrëveshjen finale me Serbinë.

 

Vehbi Kajtzi, Analist

Gashi i është kundërpërgjigjur Kajtazit duke i thënë se partia e tij, ka një platformë për marrëveshjen gjithëpërfshirës më Serbinë.

“LDK-ja është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshëm për të dyja palët e cila duhet të jetë akte finale që të mos shkohet më marrëveshje teknike siç është duke vepruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, ka theksuar Gashi.

Tutje, ai ka folur edhe për qëndrimin zyrtar të LDK-së, duke thënë se “nuk mund të pajtohemi nëse nuk pajtohemi për të gjitha çështjet”.

Sipas tij, qeveria Kurti 2 ka ndryshuar strategjinë e ish-kryeministrit Avdullah Hotit për dialogun dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Kajtazi i ka thënë Gashit se është duke e kuptuar këtë, por ia ka ripërsëritur pyetjen se “çfarë ka brenda marrëveshjes finale sipas LDK-së?”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin “Debat Plus”

Gashi ka treguar se çfarë temash janë diskutuar në bisedimet me Serbinë.

“Ka qenë çështja e personave të zhdukur, e targave dhe energjisë, asociacioni i komunave më shumicë serbe” ka thënë Gashi, duke shtuar se këto ishin temat që është dashur të mbyllën një nga një dhe jo të gjitha përnjëherë.

“Asociacioni i Komunave me shumice serbe do të formohet dhe nuk ka diskutimi këtu, por si do të themelohet?”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika