Besnik Tahiri drejtuar Hekuran Muratit: Je duke e fundosur Qeverinë Kurti

Investimet kapitale nëpër komuna kanë shkaktuar polemika në mes të shefit të grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahirit dhe ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Investimet kapitale nëpër komuna janë bërë debat në mes të deputetit Besnik Tahirit dhe ministrit, Hekuran Muratit.

Sipas Tahirit, qeveria ka bllokuar investimet kapitale nëpër komuna.

Tahiri iu drejtua ministrit Murati, duke i thënë se : “Je ministri më i dështuar, je duke e fundosur Qeverinë Kurti”.

Ndërsa Murati nuk i ka pranuar akuzat, sipas tij nuk ka ndonjë bllokadë nga Qeveria sa i përket investimeve kapitale.

“Çka desha të sqaroj është se nuk ka bllokadë nga pushteti qendror ndaj pushtetit lokal. Përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë projektet sa më shpejt që është e mundur që ekzekutimi të bëhet sipas afateve të parapara. Sa i përket mbështetjeve shtesë me lista të projekteve e kuptoj që një praktikë e tillë mund të ketë funksionuar në të kaluarën, ka pasur disa koalicione në qeveri dhe pastaj kryetarët e komunave që e kanë pasur ministrin e së njëjtës parti kanë shkuar me listë dhe janë miratuar projektet. Kjo nuk ndodh, të gjithë trajtohen barabartë”, kishte thënë Murati.

Me këtë rast Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka ngritur shqetësim dhe nga qeveria kërkon ta bëjë rishikimin e buxhetit nëpër komuna.

“Një shqetësim që vjen nga pushteti lokal, nga komunat e Kosovës, pasi investimet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave nuk kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projektet kapitale. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit buxhetor të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara. Procesi i buxhetimit për 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe nuk duhet të ketë qasje politike”, tha Tahiri, gjatë seancës plenare.

Tahiri tha se asnjë projekt i dorëzuar nëpër ministri nga komunat nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika