Deçan: 52-vjeçari humb jetën teksa punonte me dru

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Portalin Dukagjini ka thënë se vdekja e të ndjerit është konstatuar nga QKMF-ja në Deçan, Ndërkaq rasti është nën hetim

Policia e Kosovës

Një 52- vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Hulaj të komunës së Deçanit.

Rasti ka ndodhur të enjten e 28 korrikut, ndërsa lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:45, Policia ka marrë informata se një person ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së në Deçan, ndërsa njëtitet policore janë duke e hetuar rastin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se pas daljes së njësive të Policisë së Kosovës në vendngjarje, rasti është inciniuar sikurse “Hetim i vdekjes”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika