Qeveria hesht për nivelin e ulët të shpenzimeve për investime kapitale

As 10% të buxhetit për investime kapitale nuk i ka shfrytëzuar qeveria e kosovës për nivelin qëndror e 19% për atë lokal. Kjo po konsiderohet shqetësuese e humbje për ekonominë e vendit dhe taksapaguesit

Qeveria e Republikës së Kosovës

Krejt minimal po del të jetë interesimi Qeverisë së Kosovës në investime kapitale.

Buxhetin e destinuar për të ekzekutivi e ka shpenzuar më së paku gjysmën e pare të këtij viti.

Kjo sipas një raporti të Institutit GAP, sipas të cilit, në nivelin qëndror është shpenzuar vetëm 9% e buxhetit për investime kapitale, kurse për nivelin lokal 19%.

Shifra kaq të ulëta, sipas GAP-it, nuk janë regjistruar në dekadën e fundit, përfshirë këtu edhe vitet e pandemisë.

RTV Dukagjini ka pyetur Qeverinë për këtë çështje, por gjatë së shtunës nuk ka treguar arsyet e nivelit të ulët të shpenzimeve për këtë kategori.

Këtë situate fort shqetësuese e vlerëson njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë, sidomos në këtë periudhë të inflacionit rekord.

Safet Gërxhaliu, ekonomist

“Duhet të kuptohet që paratë e taksapaguesve duhet tu kthehen qytetarëve përmes porjekteve, këto projekte kanë rëndësi edhe ekonomike edhe sociale po edhe integruese. Sepse në fund të fundit me këto projekti përfiton qytetari, përfiton biznesi dhe krijohet një kontinuitet I stabilitetit ekonmomiik që fatkeqsisht Kosovës po i mungon”, ka thënë Gërxhaliu.

Statistika të tilla kanë nxitur reagimin e kritikëve të Qeverisë, përfshirë këtu edhe kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku

“Premtimet e 40 çerdheve në Kosovë, të 4000 banesave sociale, të rrugëve rajonale, bankave zhvillimore e aseteve sovrane – nuk kanë filluar as edhe në letër. Dhe për aq sa merr kohë një projekt të nis e përfundojë, edhe dy verat e ardhshme të këtij mandati do të shkojnë pa asnjë shenjë të lënë”, ka thënë Abdixhiku.

Gjatë gati një vit e gjysmë qeverisjeje, ekzekutivi i Kurtit, sipas Abdixhikut, nuk ka lënë asnjë shenjë në investime kapitale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika