Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, për herë të dytë në një periudhë 10-ditore

Presidenti amerikan Joe Biden

Shtëpia e bardhë ka lajmëruar të shtunën së Presidenti Joe Biden ka rezultuar përsëri pozitiv me Covid—19.

Biden ka rezultuar negativ të martën në mbrëmje, të mërkurën në mëngjes, të enjten në mëngjes dhe të premten në mëngjes, ndërsa, presidenti ka rezultuar të shtunën pozitiv me Covid—19.

Sipas njoftim në Twitter nga Shtëpia e Bardhë, presidenti është duke u ndjerë mirë, dhe sa i përket kësaj nuk ka arsye që të ri iniciohet një tretman këtë herë , por që do të vazhdojë të vëzhgojnë gjendjen e presidentit ne çdo kohë.

Ndërsa, pasi ka rezultuar pozitiv do të vazhdohet më procedurën e izolimit, pasi presidenti është strikt ndaj përhapjes së Covid-it në Shtëpinë e Bardhë, dhe dëshiron që të gjithë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë të jenë të sigurt.

Biden me 21 korrik të këtij viti kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkaq, Biden, mori dy dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 pak para se të merrte detyrën e presidentit dhe një dozë të parë përforcuese në shtator të vitit të shkuar.

Ndërsa më 30 mars të këtij viti, Biden ka marrë edhe vaksinën e katërt përforcuese antiCOVID-19, një ditë pasi rregullatorët federalë miratuan dozën e katërt përforcuese për persona të moshës 50-vjeçare e më lart.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika