Teoricieni botëror Francis Fukuyama i jep mbështetje Kurtit

Teoricieni me famë botërore i ka dhënë mbështetje kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatat tensionuese të krijuara së fundi në raport me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe teoricieni Francis Fukuyama

Teoricieni i mirënjohur botëror Francis Fukuyama i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me konfrontimet e fundit apo situatave tensionuese në raport me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, Fukuyama ka thënë se kryeministri Kurti e meriton mbështetjen.

“Kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Athinë muajin e kaluar. Ai meriton mbështetje në konfrontimin e tij aktual me Serbinë”, ka shkruar ai në Twitter.

Francis Fukuyama është teoricien, ekonomist politik, shkencëtar politik dhe shkrimtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe teoricieni Francis Fukuyama

Fukuyama është i njohur për librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, në të cilin argumenton se historia duhet parë si një proces evolucionar, dhe se fundi i historisë në këtë kuptim, është demokracia liberale, pra kjo është forma përfundimtare e qeverisjes për të gjitha kombet.

Në takimin e tyre në samitin e Athinës të organizuar nga “The Economist”, Kurti e kishte njoftuar teoricienin Fukuyama për zhvillimet ekonomike dhe progresin në Kosovë.

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti e kishte ftuar Fukuyaman që ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika