Keqpërdorime në tenderin për uniforma të policisë, dërgohet rasti në prokurori

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve dymujore kanë gjetur dëshmi se tre operatorë ekonomikë kanë kryer vepër penale në lidhje me tenderin e furnizimit me uniforma të policisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur parregullsi në tenderin e hapur për furnizim me uniforma të policisë.

Pas hetimit që sipas policisë, ka zgjatur rreth dy muaj nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), janë gjetur dëshmi se tre operatorë ekonomikë e kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Ky rast sipas komunikatës së policisë do të dërgohet në prokurori.

“Rasti karshi veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ është iniciuar, janë siguruar dëshmi që së bashku me kallëzimin penal do të dërgohen në prokurori”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës nuk i ka bërë të ditur emrat e operatorëve ekonomikë të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika