Kolona të gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, pritjet rreth 1 orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë

Ilustrim

Të enjten e katër gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë.

Në hyrje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 20-30 metra.

Kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 90 deri në 100 minuta, kurse kolona e automjeteve është deri në një mijë metra.

Ndërkaq, në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, kurse në dalje nga 80 deri 90 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është deri në një mijë metra.

Sa i përket pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, pritjet nuk janë të gjata.

Në Jarinjë, në hyrje pritjet janë nga 5-10 minuta, kurse në dalje 10-20 minuta.

Po ashtu, nuk raportohet të ketë kolonë të gjatë të automjeteve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika