Përfshihet nga flakët një shtëpi e të moshuarve në Stamboll

Shtëpija e të moshuarve të Spitalit Grek Balikli, në Stamboll, është përfshirë nga flakët, kështu duke shkaktuar frikë dhe panik te të moshuarit dhe pacientët të cilët ndodheshin në objekt. Ndërkaq pas rreth dy orësh përpjekje, zjarri ishte vënë nën kontroll, dhe nuk është raportuar për viktima apo të lënduar nga zjarri

Shtëpija e të moshuarve të Spitalit Grek Balikli, në Stamboll

Shtëpija e të moshuarve të Spitalit Grek Balikli, në lagjen Zeytinburnu të Stambollit, është përfshirë nga flakët të mërkurën e 3 gushit.

Zjarr ky i cili kishte shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët të cilët kishin qenë në objekt.

Gjatë zjarrit ishin evakuuar gjithsej 104 persona, prej tyre 62 ishin të moshuar dhe 42 të tjerë pacientë në spital.

Pas rreth dy orësh përpjekje, zjarri ishte vënë nën kontroll, dhe nuk është raportuar për viktima apo të lënduar nga zjarri.

Ndërkaq, Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, kishte bërë një hetim në vendngjarje, i cili kishte thënë se shkaku i zjarrit që ka filluar në çati do të zbulohet pas hetimeve dhe se struktura e regjistruar do të restaurohet.

Nga ana tjetër, presidenti Erdogan kishte marrë informacion për zjarrin nga kryemjeku, raporton sabah.com.tr.

I pari i Turqisë, ka shprehur pikëllimin e tij të madh për zjarrin në spitalin grek Balikli dhe ka përcjellur dëshirën e tij për shërim.

Evakuimi i pacientëve nga zjarri

Duke u shprehur se ka ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me zjarrin që në momentin e parë.

Presidenti Erdogan, ka thënë se mungesa e ndonjë humbjeje apo dëmtimi, shuarja e zjarrit dhe fillimi i punimeve të ftohjes kanë sjellur pak lehtësim në zemrat tona.

Ndërkaq ka bërë të ditur që shumë shpejtë do të fillojë riparimi i këtij objekti thuajse të shkatërruar nga flakët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika