Vendimet e Qeverisë Kurti 2, a kishin bazë në marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë? Flet Artan Muhaxhiri

Vendimet e Qeverisë së Kosovës janë të pa pranueshme për Serbinë sipas Artan Muhaxhirit, pasi ajo i komandon strukturat paralel në Veri të Kosovës. Tutje ai ka thënë se ky vendimet për ta zbatuar reciprocitetin dhe për targat kishte një bazën në marrëveshje të cilat i ka pranuar edhe Serbia

Analisti Artan Muhaxhir

Artan Muhaxhiri Analist, ka folur për Aksionin e Policisë së Kosovës në Veri për t’i zbatuar vendimet e Qeverisë Kurti 2 për reciprocitetin me Serbinë dhe Për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa “KM”.

Muhaxhiri ka thënë çdo vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të shtrirë pushtetin në Veri do të këtë reaksione në  Beograd  pasi këto vendime janë të papranueshëm për Serbinë, dhe do t’i komandojë strukturat paralel që i ka në Veri të Republikës së Kosovës që t’i kundërshtojë këto vendime.

Ai ka folur edhe për vendimet e fundit të Qeverisë Kurti 2,“ baza e vendimit është krejtësisht e qartë sepse është një marrëveshje të cilën e ka pranuar edhe Serbia, në Bruksel.

Sipas tij,  në këtë vendimi ishte përfshirë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier dhe për të, kjo është e mirë sepse në Veri të Kosovës situata është e brishte.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ditur se atje do të këtë rezistencë sepse kjo ndodhë çdo herë sepse kjo ndodhë shpesh për shkak të mobilizimit serbëve  lokal”, ka thënë Muhaxhiri në Emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Kishte paralajmërime se në Veri do të këtë rezistencë, sipas tj, sepse Kishte deklarata nga krerët e Serbisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika