Kurti e Vuçiqi takohen më 18 gusht në Bruksel, i fton Borelli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që me 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve

Ilustrim

Pas një viti, pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ulet përsëri në tavolinë të bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, në Bruksel më 18 gusht palët takohen nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrell, ku do të jetë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak.

Kjo ftesë që ka ardhur pas tensioneve të ngritura mes dy vendeve si shkak i reciprocitet,  u konfirmua për Dukagjinin nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

“Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka ftuar të dy palët në Bruksel. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti kanë pranuar ftesat dhe do të priten në Bruksel më 18 gusht nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe nga përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për rrugën para në dialogun Beograd – Prishtinë”, ka thënë Stano.

Por përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borell, ka folur përsëri për një marrëveshje që po nxit debat tash e sa kohë mes palëve.

Ai në një përgjigje për Parlamentin Evropian, i ka kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit dhe vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

“BE-ja  vazhdimisht u ka përkujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme.  Të dyja palët, Kosova dhe Serbia ranë dakord për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja ishte ratifikuar nga parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor dhe të zbatojë atë pa vonesa. Të dyja palët duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara” ka shtuar Borell.

Megjithëkëtë, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian ka përsëritur se rrugën evropiane për dy shtetet e siguron vetëm një marrëveshje përfundimtare.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë vazhdimisht kanë refuzuar që të takohen dhe herën e fundit ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiq që në muajin korrik iu përgjigj negativisht një ftese të BE-së për takim në Bruksel.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika