Publikohet raporti i monitorimit të sektorit të mjedisit, ka mungesë të shërbyesve civilë

Organizata joqeveritare "Ec ma ndryshe" ka publikuar raportin e monitorimit të sektorit të mjedisit në nivelin qendror, duke marrë në konsideratë 16 akte ligjore dhe nënligjore që adresojnë aspekte të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit

Ilustrim

Të premten e 5 gushtit, organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka publikuar raportin e monitorimit të sektorit të mjedisit në nivelin qendror. Në këtë raport janë identifikuar mangësitë aktuale në sektorin e mjedisit, të cilat kërkojnë vëmendje më të shtuar nga autoritetet përgjegjëse.

Metodologjia e ndjekur nga “EC Ma Ndryshe” për përpilimin e këtij raporti ka marrë në konsideratë 16 akte ligjore dhe nënligjore që adresojnë aspekte të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit.

Në llogarinë e saj në Facebook organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe” ka publikuar konkluzionet e nxjerra nga ky monitorim.

“Pjesa dërmuese e organeve kompetente të nivelit qendror kanë pranuar se numri i angazhuar i shërbyesve civil për kryerjen e detyrave të përcaktuara me ligj nuk është i mjaftueshëm. Disa prej tyre kanë theksuar edhe nevojën për bashkëpunim më të plotë me nivelin lokal në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave natyrore”, shkruan “Ec ma ndryshe”.

Për kornizën ligjore mjedisore thuhet se është e konsoliduar, por se ka nevojë edhe për plotësim-ndryshime me qëllim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së.

Të dhënat e grumbulluara në kuadër të hulumtimit lidhur me dokumentet e planifikimit, programet, projektet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit janë simbolike, dhe vetvetiu është tregues për nevojën e përmirësimit të punës së organeve përgjegjëse në këtë aspekt.

“Situatë e ngjashme është edhe sa i përket mbikëqyrjes inspektive dhe raportimit mjedisor, ku përgjegjësia për raportet i është adresuar kryesisht AMMK-së. Ndonëse është rritur buxheti për projekte kapitale mjedisore, dhe gjithashtu është rritur edhe numri i projekteve nga donatorët, nevoja dhe kërkesa për investime në mjedis mbetet ende e lartë, dhe se çështja e mjedisit në Kosovë ende trajtohet me prioritet të ulët”, thuhet në postimin e organizatës joqeveritare.

Edhe sistemet e menaxhimit të të dhënave mjedisore kërkojnë përmirësim të mëtejshëm ngase nuk janë të kompletuara, dhe njëkohësisht nevojitet staf adekuat.

Bashkëpunimi dhe koordinimi mes ministrive dhe institucioneve të tjera publike në hartimin e akteve ligjore e nënligjore, si dhe strategjive mjedisore nga organet përgjegjëse është vlerësuar si i kënaqshëm, derisa pjesëmarrja e publikut në hartimin e dokumenteve mjedisore është vlerësuar si mesatar.

“Ngjashëm si në kapitujt e tjerë, institucionet përgjegjëse duhet të shtojnë kujdesin edhe për raportim më efikas edhe sa i përket licencimit dhe lëshimit të lejeve mjedisore”, thuhet mes tjerash në postimin e “Ec ma ndryshe”.

Në fund të raportit janë adresuar edhe disa rekomandime, me qëllim të përmirësimeve dhe plotësimeve në proceset e planifikimit dhe menaxhimit mjedisor, drejt arritjes së rezultateve më të qëndrueshme në sektorin e mjedisit dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika