Bërnabiq ndaj deklaratës së Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu është i kotë

Kryeminstrja e Serbisë ka reaguar pas një deklarate të Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”

“Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”.

Kështu ka thënë e para e qeverisë serbe, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Një deklaratë e tillë nga ana e Brnabiq vjen pas një deklarate nga ana e të dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Bërnabiq shtoi se Marrëveshja e Brukselit “duhet të jetë mbi të ashtuquajturën Kushtetutë”, raporton N1.

“Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, nuk shoh se ka vend për bisedë me Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, shtoi ajo.

Kryeministrja ka thënë se ndihet e shqetësuar me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borelll, i cili ka pohuar se nuk mund ta detyrojnë Kosovën të bëjë asgjë, gjersa ka theksuar se BE-ja është garantuese e Marrëveshjes së Brukselit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen më 18 gusht në Bruksel.

Një konfirmim i ftesës së takimit Kurti-Vuçiq që pritet të realizohet më 18 gusht të këtij viti, ka ardhur nga Përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika