Zjarr në Klinë, fshatrat mbesin pa rrymë

Pas një zjarri në Klinë, KEDS ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes dhe, njëherësh, të mos ndezin zjarre të cilat potencialisht mund të ndikojnë direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike

Zjarr në Klinë

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës, ka njoftuar Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).

Megjithëse burimi i zjarrit nuk dihet akoma, ky i fundit ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike duke lënë pa energji elektrike fshatrat si, Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi.

“Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike”, ka shkruar KEDS.

Njëherësh, KEDS bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, të cilat mund të ndikojnë në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika