Anëtarët e Komisionit për Siguri: Kosova – cak i agjentëve rusë

Shpallja person “non grata” e gazetares ruse, Daria Aslamova, e cila u arrestua në veri të vendit, ka ngjallur reagime të shumta. Anëtarët e komisionit parlamentar për siguri në Kosovë kanë treguar se Kosova është cak tash e disa vite e agjentëve rusë

Qeveria e Kosovës

“Me një bekim të tillë, nuk është e frikshme shkuarja në betejë”, ky është një nga postimet e fundit e gazetares ruse Daria Aslamova, pas një takimi me peshkopin Stefan të Serbisë.

Aslamova u ndalua në kufi ku ishte marrë në pyetje nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe pastaj u dëbua nga vendi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk e përjashtoi mundësinë që ajo ishte pjesë e shërbimit sekret rus dhe se qëllimi i saj ishte destabilizimi i kësaj pjese që edhe ashtu ka qenë e tensionuar së fundmi.

Edhe deputetët, anëtarë të Komisionit parlamentar për siguri po thonë se Moska në bashkëpunim me Beogradin kanë për qëllim të krijojnë trazira në Kosovë.

“Nuk e cilësoj si diçka të panjohura për ne. Nga momenti ku është ngritur zëri për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës kjo e fundit është shndërruar në një territor për shërbime. Me dekada punojnë shërbimet intelegjente në Kosovë për ta sabotuar. Tash ditëve të fundit kjo duhet të shihet me një sy tjetër pas edhe luftës në Ukrainë, janë të interesuar të destabilizojnë situatën në vendet e tjera. Moska dhe shërbimet e tjera janë të interesuar që të krijojnë një vatër të re të krizës që të shpërqëndrohet vëmendja nga Ukraina”, ka thënë deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni

“Kosova s’mundet të jetë imune ndaj tyre. Fakti se edhe kjo edhe dy të tjerë më herët që janë ndalur në Veri të vendit në periudhën kur atje po zhvillohej trazira tregojnë se këta paraqesin rrezik. Procedurat qysh janë zhvilluat ndaj saj janë bërë shpejtë”, ka thënë Hisen Berisha nga PDK.

Hisen Berisha nga PDK

Provokim të institucioneve kosovare e ka quajtur Ambasada e Rusisë në Beograd ndalimin dhe shpalljen si person “non grata” të ruses Daria Aslamova.

Në reagimin e tyre, ata veprimin e kanë konsideruar si një shpërfillje të parimeve demokratike, me theks te liria e mediave, duke kërkuar që OKB e misione të tjera në Kosovë të dalin me një vlerësim publik të ngjarjes.

Daria Aslamova, gazetare e afërt me pushtetin në Rusi, u ndalua në një prej pikave kufitare në veri të vendit të shtunën dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë për 5 vjetët e ardhshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika