Abdixhiku për Kurtin: Ky njeri e dëshiron krizën

Kryetari i LDK-së ka thënë se Kryeministri Kurti në vend se të fliste për ngjarjet kulturore të kryeqytetit po vazhdon të "promovojë" një krizë, e cila sipas Abdixhikut, është në interes të Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku

“Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”

Kështu ka shkruar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjersa ka theksuar se Kryeministri Kurti vazhdon të flasë për një “Kosovë të luftës, krizës e panikut” duke i bërë një konkurencë verës kulturore të kryeqytetit.

“Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Një mijë Dua Lipa s’bëjnë punë më.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka përmendur aleancën ushtarake me NATO-n, e cila sipas tij, duhet të jetë një synim historik, duke theksuar se të krijuarit një panik “është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika