Pse është duke u kontrolluar posta elektronike e kancelarit Scholz?

Në lidhje me skandalin gjigant financiar, "Cum-ex" hetuesit kanë marrë në shqyrtim edhe e-maile të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nga koha kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz

Posta elektronike e Kancelarit të Gjermnisë, Olaf Scholz është duke u kontrolluar nga Autoritetet e Gjermanisë. Kjo është bërë e ditur nga gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” jo për kohën kur Olaf është kancelar, por nga koha kur ai ishte në krye të Hamburgut.

E kjo është për shkak të skandalit financiar Cum-ex dhe është bërë e ditur nga dokumentet që ka në zotërim komisioni hetimor i Hamburgut në lidhje me këtë çështje.

Që nga 30 marsi, Gjykata e Qarkut në Köln kishte lëshuar një urdhër hetimor për postën elektronike me adresë: [email protected], adresa zyrtare e Olaf Scholzit në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut, sipas njoftimit.

Se çfarë ka autorizuar Gjykata të kontrollohet nëpërmjet vendimit janë, “e-maile, shënime kalendarike, dhe bashkëngjitje të postës elektronike nga 1 janari 2015. Scholz ka qenë deri në vitin 2018 Kryebashkiak i Hamburgut” thuhet në AFP.

Ky hetim po bëhet, sepse po kërkohet “të zbardhet, nëse dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë eurosh kundër bankës Warburg, në kontekstin e Cum-ex”. Pjesë e hetimeve është edhe një takim i i Scholzit me kreun e atëhershëm të bankës Warburg, Christian Olearius.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka thënë se “nuk kam dijeni”.

Kontrolli i e-maileve të Scholzit bëhet në kuadër të hetimeve kundër deputetit të SPD-së, Johannes Kahrs dhe të tjerëve që dyshohen për favorizim dhe mbështetje të evazionit fiskal.

Te deputeti i Bundestagut Kahrs, i cili është angazhuar për bankën Warburg, sipas raportimeve në media, në kuadër të kontrolleve janë gjetur 200.000 euro në një sirtar privat banke.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit është shprehur për gazetën “Abendblatt”, në lidhje me kontrollin e e-maileve të kancelarit Scholz, se “nuk ka dijeni për këtë. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur”, raporton DW.

Çfarë është skandali financiar Cum-ex?

Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve, për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit. Kështu shteti gjerman, përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro. Skandali u zbulua në vitin 2017. Para një viti, Gjykata Federale e Lartë vendosi t’i quajë evazion fiskal të dënueshëm operacionet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika