Gjermani: Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunit te një fëmijë

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI) të martën gjersa ka theksuar se fëmija në fjalë është një vajzë 4-vjeçare

Ilustrim

Në Gjermani është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit te një fëmijë.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI) të martën gjersa ka theksuar se fëmija në fjalë është një vajzë 4-vjeçare.

Sipas RKI-së, fëmija i cili jeton në një familje me dy të rritur të cilët janë të infektuar, aktualisht nuk ka simptoma.

Ky lajm vjen pasi RKI u ndërgjegjësua për infeksionet e para midis adoleshentëve të moshës 15 dhe 17 vjeç, përgjatë javës së kaluar.

Në më pak se tre muaj pasi u konfirmua rasti i parë i lisë së majmunëve në Gjermani, gjithsej, 2,916 raste janë raportuar deri tani në RKI.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kohët e fundit ka pasur vetëm një numër të vogël fëmijësh të infektuar me linë e majmunëve në shpërthimin aktual global.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika