Serena Williams mund të tërhiqet nga tenisi pas US Open

Serena Williams ka paralajmëruar se ka gjasa se do të tërhiqet nga tenisi pas turneut US Open, i cili fillon në fund të këtij muaji  

Serena Willimas

Serena Williams, 23 herë kampionia e Grand Slam-it, e cila ka qenë fytyra e tenisit që kur fitoi për herë të parë US Open në 1999.

Ajo në një artikull të magazinës Voogue të martën ka thënë se ajo planifikoi të tërhiqej nga sporti pasi të luante përsëri në turneun US Open,  e cili fillon në fund të këtij muaji, njofton The New York Times.

Ajo nuk ishte e qartë se kur mund të ndalonte së luajturi, por la të kuptohet në Instagram se US Open mund të ishte turneu i saj i fundit.

“Numërimi mbrapsht ka filluar,” ka thënë ajo, dhe ka shtuar, “do të shijoj këto javët e ardhshme.”

Williams ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj, Alexis Ohanian, kanë në plan të kenë edhe një fëmijë tjetër.

Williams, fitorja e fundit e së cilës në turneun Grand Slam erdhi ndërsa ishte shtatzënë gjatë Australian Open në 2017, u eliminua nga Ëimbledon në qershor të këtij viti në raundin e parë.

“Fatkeqësisht nuk isha gati për të fituar Wimbledon këtë vit”, ka thënë Williams.

Ndërsa, për turneun e fundit US Open  ajo ka thënë nuk e din nëse është gati të fitoj, por do të përpiqet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika