Mexhide Demolli: Qeveria Kurti nuk realizoi as gjysmën e punës për gjashtë muaj

Mexhide Demolli, drejtoreshë e lëvizjes "Fol" ka thënë se shumë prej planeve të parashikuara të Qeverisë Kurti nuk janë kryer në gjashtëmujorin e parë. Demolli ka cekur se shumë prej ministrive kanë dërguar sqarime se disa prej punëve janë ende në proces

Mexhide Demolli, Drejtoreshë e lëvizjes "Fol"

Drejtoresha e lëvizjes “Fol”, Mexhide Demolli në një intervistë për emisionin “Five” në RTV Dukagjini ka thënë se plani i i Qeverisë Kurti ishte plan ambicioz.

“Në këtë plan ishin ministrite që kanë paraparë deri në 500 aktivitete, por kane realizuar nje numer të vogël prej tyre”, ka thënë Demolli. Demolli ka cekur Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ka pas 461 aktivitete për ti realizuar por i realizoi vetëm 103 prej tyre.

Për planet e rëndësishme të Qeverisë Kurti, të cilat nuk janë realizuar Demolli ka thënë se nuk është e sigurt se cilat janë ato plane

“Shumë prej ministrive kanë dhënë sqarime shtesë sepse shumë punë janë në proces, por përderisa është një afat kohor se kur duhet të kryhen aktivitetet ne i marrim për bazë vetëm ato që janë kryer”.

 “Definitivisht shumë pak prej qeverive kanë arritur të perfundojnë planet e tyre”.

Ndërsa për procesin e Vettingut, Mexhide Demolli ka thënë se shpresojnë që qeveria Kurti do të marrë parasysh rekomandimet e Venecias dhe të jetë në koordimin të plotë me të.

“Shpresojmë shumë që qdo fjalë do të marret me seriozitet të lartë, duhet të jetë një koordinim i plote me opozitën dhe faktorët ndërkombëtarë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika