Deri një orë pritje në dalje në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë

Ilustrim

Të mërkurën e 10 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 50 deri në 60 minuta.

Ndryshe nga kjo pikë kufitare, në Dheun e Bardhë, pritja në hyrje është 5 minuta, kurse në dalje deri në 20 minuta.

Ndërkaq kolona e automjeteve në dalje është deri në 70 metra.

Sa i përket pikave të tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.

Po ashtu, nuk raportohet të ketë kolonë të gjatë të automjeteve.

Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika