Gërvalla dhe Rohde nënshkruan marrëveshje për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me mirëmbajtjen e  varreve të gjermanëve të vrarë në luftërat të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman ka bërë të ditur se mirëmbajtjen e varrezave do ta bëjë kompania “Volksbund”, e cila në emër të Qeverisë gjermane do të përkujdeset që varrezat të mirëmbahen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humane.

“Sot ministrja Donika Gërvalla Schëarz dhe unë nënshkruam  marrëveshje lidhur me varret gjermane të luftës ne Kosovë ku Volksbund do lejohet të sigurojë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj tyre në mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Faleminderit Kosovë për këtë gjest respekti”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika