Haxhiu: Kurti po e amniston korrupsionin dhe keqmenaxhimin në shëndetësi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i amniston keqpërdoruesit, të cilët sipas tij, i kanë vjedhur miliona euro sektorit të shëndetësisë

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur deputeti I PDK-së, Bekim Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kryeministri Kurti, po i amniston korrupsionin, keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në sektorin e shëndetësisë.

Ai e ka akuzuar Kurtin, se po i jep mbështetje bordit të SHSKUK-së, të cilit sipas Haxhiut, zyra e auditorit i ka gjetur keqpërdorime të miliona eurove.

“Ai në vend se kërkonte përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Bordi i SHSKUK-së për mbi 12 milionë euro korrupsion e keqpërdorimet në ShSKUK që auditori i prezanton në raportin për vitin 2021, paska takuar, diskutuar e dhënë mbështetje atyre që zyra e auditori kombëtar iu gjeti abuzime e keqpërdorime me miliona euro hajni që nga blerjet e barnave e pajisjeve mjekësore e deri në transport të kufomave”, ka shkruar Haxhiu.

Ai e ka publikuar një pjesë të raportit të auditorit për SHSKUK-në në vitin 2021.

Sipas tij, ky raport thotë se në “61 raste në vlerë 7 milionë e 864 mijë €, mungonte raporti i pranimit të mallit që do të duhej të përgatitej nga menaxherët e kontratave”.

Po ashtu, duke iu referuar raportit, ai ka shkruar se “Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë €, urdhërblerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës”

Këto abuzime, sipas tij, kanë ndodhur në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim, sigurimin e automjeteve, karburant për vetura, furnizim me pastrim, sigurim fizik të objekteve etj.

Po ashtu, në postimin e tij thuhet se “Në 12 raste me vlerë 2,448,184€, faturat nuk ishin paguar brenda afatit ligjor. Po besoj tanimë e keni të njohur pse kanë ndodhur vonesat në pagesa brenda afatit ligjor, vetëm për hajni, bërja ‘pazar’ në stilin tanimë të njohur të kësaj Qeverie, 20 mijë tani 10 mijë më vonë”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika