Mirëpritet ndihma për fëmijët me inteligjencë të lartë

Organizata të ndryshme e kanë mirëpritur vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila do të subvencionojë shtatë organizata të cilat do të përkrahin dhe promovojnë nxënësit me inteligjencë të lartë në Kosovë. Vlerë e këtij subvencioni do të jetë 170 mijë euro.

Ministria e Arsimit

Organizatat që punojnë dhe promovojnë nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti do të përfitojnë nga Ministria e Arsimit.

Tashmë janë zgjedhur shtatë nga to që do të subvencionohen 170 mijë euro.

Këta dy student që kanë aftësi për fushën e fizikës dhe kanë përfaqësuar Kosovën disa herë në gara nde kombëtare dhe evropiane i gëzohen mjaftë këtij vendimi.

“Nëse dallojmë shtetin tonë me shtetet e tjera, gjithmonë jemi vonë prapa tjerëve e jo mjaftë i zhvilluar por gjithmonë pretendojmë të shkojmë në konsilidim e sipër. Vitin e kaluar kushtet kanë qenë të mira por jo se sa sivjet”, ka thënë nxënësja Elsa Kqiku.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë dhe ndihem absolutisht i gëzuar që kemi financim drejtë shkencës drejtë inxhinierisë sepse një prej dallimeve kryesore mes shteteve shumë të zhvillume dhe pazhvillume është inxhinieria dhe mënyra që qysh përdoret ajo”, është shprehur studenti Klevis Imeri.

Njëra nga organizatat që ka përfituar nga ndihma e Ministrisë është Shoqata Kosovare e Fizikës.

Nga 170 mijë euro sa është shuma totale e subvencionit, të njëjtës i janë ndarë mbi 22 mijë euro.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Sadik Bekteshi tregoi se për çka i përdorin këto ndihma.

“Ky grant përdorët për zhvillimin e garave komunale, garave republikane, gara përgjegjëse dhe pjesëmarrjen e nxënësve tanë më të talentunë në olimpiada të ndryshme”, ka deklaruar Bekteshi.

Organizatat tjera të cilat kanë përfituar nga kjo përkrahje e MASHT-it janë: “ABMS”, “Astronomy Club of Kosova”, “ATOMI”, “CULT CLUB”, “LYRA”,  dhe “Shoqata e Matematikanëve të Kosovës”.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika