Ministri suedez i financave: Anëtarësimi në NATO, hap i rëndësishëm për t’u marrë

Ministri i Financave në Suedi, Mikael Damberg ka thënë se vendimi i Suedisë për t'u bashkuar në NATO "nuk ishte i lumtur", ishte një "hap i domosdoshëm për t'u ndërmarrë". Damberg shtoi se duhet të mbrohen sepse kështu e bëjnë më mirën së bashku me partnerët e tjerë evropianë dhe amerikanë duke marrë parasysh agresionin e Rusisë në Ukrainë

Ministri suedez i Financave, Mikael Damberg. Foto: CNN

Ministri suedez i financave, Mikael Damberg tha se ndërsa vendimi i vendit për t’u bashkuar në NATO “nuk ishte i lumtur”, ishte një “hap i domosdoshëm për t’u ndërmarrë” në vazhdën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Në një intervistë me Richard Quest të CNN në Stokholm, Mikael Damberg tha se pushtimi rus i Ukrainës “me të vërtetë i bën njerëzit të mendojnë, ‘ne mund të jemi të radhës'”.

“Ne duhet të mbrohemi dhe e bëjmë më mirë së bashku me partnerët e tjerë evropianë dhe amerikanë”, shtoi ai.

Kur u pyet për statusin e procesit të pranimit, Damberg shtoi se vendi dëshiron të bashkohet me NATO-n “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Deri më tani, ka shkuar mirë dhe ne presim që të gjitha vendet do të mirëpresin Suedinë dhe Finlandën si anëtarë të NATO-s,” tha ai.

NATO zyrtarizoi ftesën e saj për Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën në fund të qershorit dhe vendimi duhet të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

Për më tepër, Damberg tha se ai është “shumë i pasigurt” për rritjen ekonomike të vendit në muajt e ardhshëm, ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, e shoqëruar nga presionet inflacioniste dhe perspektiva e normave më të larta të interesit, raporton CNN.

“Njerëzit presin kohë më të vështira,” tha Damberg ndërsa inflacioni në Suedi arrin nivelin më të lartë të 30 viteve.

“Ne shohim se tremujori i dytë po del mjaft mirë kur bëhet fjalë për rritjen, por kur shikojmë përpara, mendojmë se do të ngadalësohet. Ne do të prekemi nga Evropa, nga lufta [dhe] nga ekonomia gjermane”, tha ai.

Suedia dhe Finlanda aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika