Kadrie Canolli pozon për kompaninë amerikane të veshjeve GUESS

Prezantuesja televizive Kadrie Canolli, e cila së fundmi ishte pjesë e filmit shqip “Bomba”, ka pozuar përsëri për kompaninë e njohur botërore të veshjeve GUESS

Fotoshooting për GUESS nga Kadrie Canolli

Prezantuesja e sportit në RTV Dukagjini Kadrie Canolli, njëherit edhe ambasadorja e markës së veshjeve Guess në Kosovë, ka realizuar fotosesionin e radhës me kompaninë e njohur botërore GUESS.

Fotot janë të realizuara në Lugano të Zvicrës me një ndër fotografet me të njohura të Guess, Yasmine Kateb.

Canolli për fotot e realizuara ka falënderuar atë, e cila është fotografja e preferuar e saj.

“Falënderim i veçantë për fotografen time të preferuar për këto foto të mahnitshme”, ka thënë Canolli.

Fotoshooting për GUESS nga Kadrie Canolli

Gjithashtu, ajo ka thënë se është mirënjohëse për të qenë pjesë e familjes GUESS.

Ndërsa, Canolli ka përmendur edhe kreatorin e famshëm Paul Marciano që ia mundësoi asaj ta përjetojë ëndrrën”.

Fotoshooting për GUESS nga Kadrie Canolli

“Përgjithmonë mirënjohës për të qenë pjesë e familjes Guess dhe kreatorit të famshëm Paul Marciano që më mundësojë të jetojë një ëndërr si kjo”, ka thënë ajo.

Fotoshooting për GUESS nga Kadrie Canolli

Ndërkaq, Canolli ka sfiduar vetën edhe si aktore në filmin e fundit shqip “Bomba”, nga regjisori i njohur kosovar James Fetahu.

Ajo kishte rolin e një vajze, të cilën e kidnapojnë paramilitarët serbë dhe e shpëton burri i saj dhe babai i saj komandant i UÇK-së.

Ndërsa, tematika që trajtohet në këtë film bazohet në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Filmi me vete bart dëshmi të rëndësishme të krimeve dhe dhunimeve të kryera gjatë vitit 1999.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika