Trajneri i Manchester United: Ne kemi nevojë për lojtarë

Trajneri i Manchester United në lojën me Brentford u nda mjaft i zhgënjyer. Sipas trajnerit Ten Hag, Manchesteri ka nevojë për lojtarë cilësorë

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag

Manchester United ka humbur ndeshje sërish këtë fundjavë. Kësaj radhe ka humbur ndaj Brentfordit me rezultat 4-0.

Menaxheri i ri i skuadrës, Erik ten Hag, pas humbjes nga Brentford ka kërkuar lojtarë cilësorë.

Ten Hag ka thënë se, “Ishte turp sot, ishte shumë e varfër. Ne kemi nevojë për standarde më të larta se këto, është e qartë”.

Ten Hag është shprehur i zhgënjyer nga ndeshjet, dhe dëshira e tij më e madhe qëndron që t’i bëjë ndryshimet sa më shpejt.

Për zgjidhjen, Ten Hag ishte i qartë Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe lojtarë cilësorë. Ne do të përpiqemi t’i bindim ata të bashkohen .

Portieri i skuadrës, David de Gea, e ka quajtur gjithashtu këtë ditë të tmerrshme.

De Gea ndjehet fajtor pas gabimeve të bëra në mbrojtje, të cilat shkaktuan edhe golat ndaj Manchester United, dhe kjo sipas tij, e ka bërë më të vështirë që ekipi ta vazhdojë lojën.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika