Për dy javë në Prishtinë u sekuestruan 38 armë zjarri

Brenda dy javëve në rajonin e Prishtinës, Policia ka sekuestruar 38 armë zjarri, 10 prej të cilave janë sekuestruar në ahengje familjare

Policia e Kosovës

Policia e Rajonit të Prishtinës, që nga një gushti i vitit 2022 e deri më 15 gusht, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej të cilave 10 dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.

“Që nga data 1 gusht 2022 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tye 10 dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare. Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, njësit rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në njoftim.

Një nga armët e sekuestruara

Po ashtu thuhet se Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.

Andaj mbështetur mbi këtë bazë, policia ka bërë apel ndaj qytetarëve që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika