Molliqaj thotë se Kurti po e kthen fuqishëm Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se llogaritë e Kurtit për ta zbatuar Asociacionin janë llogaritë e frikës për pushtetin e tij

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

“Kurti e heshti ripërcaktimin e kufijve, por po e kthen fuqishëm Asociacionin”, kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Social Demokrate(PSD), Dardan Molliqaj në lidhje me takimin e fundit të Kurtit në Bruksel me presidentin serb në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Molliqaj ka thënë se llogaritë e Kurtit për ta zbatuar Asociacionin janë llogaritë e frikës për pushtetin e tij.

“Fakti që ai u bë pjesë e këtij procesi, ku pozicionet e tij janë marrëveshjet e vitit 2011, nënkupton lëshim pe”, ka shtuar Molliqaj.

“Dhe jo që pozicionet e kaluara duhet mbajtur për ta ruajtur “fjalën e thënë”, por sepse pozicionet e reja të tij janë të vjetra dhe të dëmshme për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka pyetur “A nuk erdhi Kurti në pushtet pikërisht duke kundërshtuar kornizat mbi të cilat zhvillohej dialogu?”

“Ardhja e Kurtit në pozitë pushteti nuk është ndonjë ngjarje historike. Ai mbetet i frikësuar në lëvozhgat e projektit të vjetër të Asociacionit”, ka vazhduar tutje Molliqaj.

Për Molliqajn, Kurti si luftëtar i paepur kundër ripërcaktimit të kufijve e ka heshtur këtë ide.

“Ama në vend të kësaj ideje, që është zgjidhja e vetme e qëndrueshme për paqe të përhershme, ai e ringjalli fuqishëm idenë Asociacionit me kriterin etnik. Brenda idesë së defunksionalizimit të brendshëm të Kosovës, që për më tepër nuk do t ‘sigurojë as njohje e as ulëse në OKB”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se mungesa e vizionit për dialogun është prania e tepruar e vetes dhe se asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk do të vijë për sa kohë shikimi nuk shkon kah e ardhmja.

Ai ka përfunduar postimin e tij duke thënë se politika e ka të garantuar edhe në të ardhmen një armik të jashtëm qe shtrin tentakulat dhe gjeneron bashkëpunëtorë dhe armiq të brendshëm.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe sa ishte në opozitë, dhe deklarativisht është shprehur kundër edhe si kryeministër.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika