I gjenden në çantë mbi 18 mijë euro të padeklaruara, gjobitet me 25 për qind të vlerës

Në pikën kufitare në Vërmicë, është ndaluar një automjet, ku në çantën e krahut të njërit prej pasagjerëve i janë gjetur mbi 18 mijë euro, të cilat dyshohet të jenë të padeklaruara

Dogana e Kosovës

Të hënën e 22 gushtit, në pikën kufitare në Vërmicë, oficerët doganorë kanë ndaluar një automjet me targa të Kosovës, në të cilin pas kontrollit, në çantën e krahut të njërit prej pasagjerëve i janë gjetur 18 mijë e 250 euro, të cilat dyshohen të jenë të padeklaruara.

Sipas njoftimit, në makinë ishin të pranishëm shoferi dhe pasagjerët, të cilët ishin deklaruar se nuk posedojnë asgjë.

“Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik, te njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu është bërë e ditur se pala përgjegjëse është gjobitur me 25 për qind të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK-ës, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se e ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt.

Po ashtu, ofron shërbime të tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika