Hill: Duam ta ndihmojmë Serbinë ushtarakisht, t’i realizojë qëllimet e saj

Ambasadori i SHBA-ve, Christopher Hill, ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë Serbisë ushtarakisht, në mënyrë që kjo e fundit t’i realizojë qëllimet e saj

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Christopher Hill, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, në një video në rrjetin social Twitter, ku iu përgjigjet pyetjeve që vijnën në adresën Ambasadën e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), ka thënë se “SHBA-të duan ta ndihmojnë Serbinë ushtarakisht në realizimin e qëllimeve të saja”.

Tutje Hill, ka thënë se kanë shumë për të bërë dhe është i bindur se deri më tani ia kanë dalë mirë.

“Sa i përket asistencës ushtarake, ne duam ta ndihmojmë Serbinë, duam ta ndihmojmë që të realizojë qëllimet e veta dhe në fund të ditës, do të donim të shohim që nëse Serbia dëshiron të bëjë diçka në lidhje me raportet e sigurisë të jetë e gatshme ta bëjë”, ka theksuar HIll.

Ai ka përfunduar duke treguar se çafër do të donë të shihet SHBA-ja, se si Serbia do të lidhte raportet e sigurisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika