Escobar nuk do të takohet të martën me Kurtin

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë në Kosovë, por ai të martën e 23 gushtit, nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti

Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Ndonëse të martën e 23 gushtit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka bërë e ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, teksa nuk janë bërë të ditura arsyet e mostakimit.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu.

Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Ndërsa, të mërkurën e 24 qershorit, Kosovën do ta vizitojë edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takimin e fundit në nivel të krerëve shtetëror nga Kosova e Serbia, i cili kishte zgjatur më shumë se pesë orë, nuk kishte pasur marrëveshje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kishte thënë se përkundër mundësisë për një marrëveshje, dialogu duhet të vazhdojë ditëve në vijim.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika