Haradinaj ka ftuar prokurorinë t’i hetojë faturat energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka ftuar prokurorinë të hetojë siç thotë ai fryerjen e faturave të energjisë elektrike.

Ai i ka thënë të parit të qeverisë se kriza energjetike nuk zgjidhet me punësim të militantëve.

“Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, dhe ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.

Ai ka ftuar organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë, sepse ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur.

Ramush Haradinaj kërcënon publikisht Albin Kurtin | Paparaci
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Nuk është hera e parë që kryetari i AAK-së reagon me postime publike ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Po në janar të këtij viti, ai e kishte ironizuar me një postim në Facebook për rikthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B”.

“Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike. Eh sikur ta kishim të renovuar ‘Kosovën A’. Eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4.Po paska harruar të thotë: Eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin ‘Kosova e Re’; Eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan. Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje, kishte shkruar Haradinaj.

Ndër të tjera ai kishte reaguar me të njëjtën kritkë, “Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”.

Konsumi i energjisë elektrike është rritur në 23.11 për qind – FrontOnline

Ndërsa, Kurti kishte thënë se me kthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B” në funksion, tashmë për çdo orë po paguhen 50 mijë euro import më pak.

Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor për çka tani Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë, e cila është pranuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika