Përfundon takimi i presidentes me emisarët ndërkombëtarë, pritet ai me Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë e ka përfunduar takimin e saj me emisarët ndërkombëtarë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Takimi midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka përfunduar.

Palët nuk kanë pranuar të deklarohen për media.

Pas këtij takimi, Escobar dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Qëllim i vizitës së dy emisarëve është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Ndonëse ka mbetur edhe një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje.

Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika