Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri

Emisarët ndërkombëtarë, Gabriel Escobar dhe Mirsolav Lajçak, pas takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës, tashmë janë takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, në veri të vendit

Takimi i emisarëve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e Listës Serbe

Ka nisur takimi midis përfaqësuesve të Listës Serbe dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, në Veri të Kosovës.

Ndonëse ka mbetur më pak se një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar vizitat ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Takimi i emisarëve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e Listës Serbe

Qëllim i tyre është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e Qeverisë është parë duke hyrë edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajçak dhe Escobar, janë takuar edhe me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika