Lajçak pas rundit të dytë të bisedimeve me Vuçiq: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur

I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas rundit të dytë të bisedimeve që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar përpjekjet e tij për një zgjidhje evropiane dhe ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Të premten e 26 gushtit, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të së enjtes me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pas një rundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se i vlerëson përpjekjet e sinqerta të presidentit Vuçiq për t’u mbështetur në zgjidhje evropiane duke shtuar se “bisedimet do të vazhdojnë tutje”.

Ndërkaq, të enjten e 25 gushtit, Miroslav Lajçak, rundin e parë të diskutimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka cilësuar si të vështira.

Lajçak, ka njoftuar se presidentit serb i ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duhet të zbatohen.

Një marrëveshje, të cilën Lajçak e ka përmendur, është ajo për lirinë e lëvizjes të vitit 2011.

“Patëm një diskutim të vështirë, por me përgjegjshmëri me Aleksandër Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, kishte shkruar Lajçak në Twitter.

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të enjten kanë mbajtur takime me zyrtarët e lartë në Serbi.

Fillimisht, ata u takuan me drejtorin e ashtuquajtur të Zyrës për Kosovën nga Qeveria e Serbisë, Peter Petkoviq.

Më pas Lajçak, u takua me presidentin e Serbisë,  Aleksandër Vuçiq, teksa më vonë atyre i është bashkuar edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishin qëndruar dy ditë në Kosovë, ku ishin takuar me krerët e Qeverisë së Kosovës, presidenten, dhe partitë opozitare.

Qëllimi i vizitës, sipas emisarëve, ishte që të shmangen tensionet në veri të Kosovës, dhe të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajcak pas takimit me Vuçiq: Ishte takim i vështirë, theksova se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika