Faturat energjetike në Mbretërinë e Bashkuar do të rriten 80 për qind në tetor

Faturat e energjisë britanike do të rriten me 80% në një mesatare prej 3 mijë e 549 funta në vit nga tetori. Ndërsa qeveritë evropiane kërkojnë të kursejnë gazin, të rrisin magazinimin dhe të shkurtojnë faturat

Fotoilustrim

Faturat e energjisë britanike do të rriten me 80% në një mesatare prej 3 mijë e 549 funta në vit nga tetori, tha rregullatori Ofgem të premten e 26 gushtit, duke e quajtur atë një “krizë” që duhej të trajtohej me veprime urgjente dhe vendimtare të qeverisë.

Kreu i ‘Ofgem’, Jonathan Brearley tha se rritja do të kishte një “ndikim masiv” në familjet në të gjithë Britaninë dhe një rritje tjetër ka të ngjarë në janar, duke reflektuar presionin e rëndësishëm të çmimeve në tregjet e energjisë. Ai tha se kryeministrja e ardhshme e Britanisë qoftë Liz Truss ose Rishi Sunak duhej të merrte masa të menjëhershme sapo të vinte në detyrë muajin e ardhshëm.

“Është e qartë se kryeministri i ri do të duhet të veprojë më tej për të trajtuar ndikimin e rritjes së çmimeve që do të vijnë në tetor dhe vitin e ardhshëm,” tha Brearley.

Ndërsa qeveritë evropiane kanë kërkuar të kursejnë gazin, të rrisin magazinimin dhe të shkurtojnë faturat.

Dy kandidatët janë përplasur për mënyrën se si të përgjigjen. Propozimet e tyre janë hedhur poshtë nga analistët si shumë të vogla për të shmangur goditjen e paprecedentë në buxhetet e familjeve.

Ministri i Financave, Nadhim Zahawi tha të premten se po punonte në një plan për të qenë gati për qeverinë e ardhshme, megjithëse ai pranoi se kufiri i ri i çmimit do të shkaktonte stres dhe ankth për miliona, njofton CNN.

Faturat e energjisë janë rritur këtë vit pasi çmimet me shumicë të gazit dhe energjisë, tashmë në rritje pas pandemisë, u rritën pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Fatura e re mesatare për energjinë elektrike dhe gazin për 24 milionë familje do të thotë se faturat e energjisë do të jenë pothuajse trefishuar nga tetori i vitit të kaluar kur ishin mesatarisht 1 mijë e 277 funta.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika