Ambasada Amerikane: Nuk diskutohet për pozicioni “non-gratat”

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për non gratat nuk negociohet”.

Kështu thuhet në një komunikatë të Ambasadës amerikane në Shqipëri.

Enkelejd Alibeajn është njohur si kryetar i Partisë Demokratike(PD) nga ambasadorja e SHBA-së  Youri Kim.

Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeajn

Në një përgjigje me shkrim për “News24”, Ambasada thekson se nuk do të ketë dhe nuk ka pasur negocim me non gratat, referuar këtu Berishës, i cili është shpallur i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Youri Kim të martën i kishte dërguar një person në zyrë, ku i nëpërmjet një  propozimi hiqte dorë përkohësisht nga gara për kryetarin e PD. Ndërkaq i kishin garantuar largimin e Bashës.

Kjo është  një “shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj, por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së” kishte cilësuar Berisha.

Ky fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike ndërhyrjen e supozuar të ambasdorës Kim në problemet e brendshme të PD-së.

Sali Berisha Ish-kryetar i PD-së

Berisha ritheksoi edhe njëherë deklaratën e Kim-it, “demokratët nuk hanë bar” kishte thënë vitin e kaluar kjo e fundit.

Sipas Berishës  “E vërteta është që me demokratët ajo ka bërë gjithçka që të ndërpresë marrëdhëniet me ta që në momentin kur u ka servirur atyre barin”.

Deklaratat e Berishës vijnë pas takimit të Yuri Kim-it me Alibeajn.

Këto deklaratat kishin ardhur pas takimit Alibeajn dhe Yuri Kim-it kisht reaguar Berisha.

Yuri Kim, vitin e kaluar në një takim me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i kërkoi këtij të fundit që të distancohej nga Berisha.

Bashës vitin e kaluar ju kërkua të distancohej nga Sali Berisha nga Yuri Kim, ku ajo kishte thënë.

“Do të ishte një ironi historike dhe tragjike, nëse Partia Demokratike do të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, deklaroi ajo. Basha, më pas, e përjashtoi ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Pasë kësaj deklarate Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryetarin e  PD-së Sali Berishën.

Ndër të tjera, Berisha tha se nuk i ka pranuar kushtet e ambasadores për t’u larguar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Yuri Kim, gjatë një interviste, u shpreh se “kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë”.

Sali Berisha bashkë me familjen e tij u shpallën persona non-grata në SHBA.

Ka qenë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që bëri me dije vendimin e DASH.

Me një “non grata” nuk fiton PD-ja

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika