Ndalohet mjeti me cigare të kontrabanduara në vlerë prej 15 mijë e 885 eurosh

Tentimi për të futur dhe nxjerrë fshehurazi mallra nëpër kufirin shtetëror duke përdorur mënyra të jashtëligjshme për t'i shpëtuar kontrollit doganor, në Kosovë po bëhet një fenomen mjaft i shpeshtë, mirëpo Dogana e Kosovës të shtunën e 27 gushtit, ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë edhe një automjet tjetër në tentim kontrabandimi

Dogana e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka raportuar edhe një rast tjetër të kontrabandimit, të ndodhur të shtunën e 27 gushtit.

Rasti ka ndodhur në Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku oficerët doganorë kanë arritur ta identifikojnë dhe ta ndalojnë kontrabandimin.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, oficerët doganorë kanë identifikuar një automjet të dyshimtë në të cilin janë gjetur cigare të kontrabanduara.

Në momentin që zyrtarët doganorë kanë urdhëruar ndaljen e automjetit, këtij urdhri nuk i është bindur automjeti.

Automjeti ka tentuar të ikë, meqë rast zyrtarët janë nisur drejt tij dhe kanë arritur ta ndalojnë. Në këtë automjet janë gjetur 250.000 copë cigare pa banderola, të cilat janë në vlerë 15.885.00 euro.

Sipas Doganës së Kosovës, mallrat janë sekuestruar dhe prokuroria ka filluar hetimet penale.

Vetëm gjatë javës së kaluar Dogana e Kosovës ka identifikuar dhe ndaluar gjashtë raste si ” Tentim kontrabandimi”.

Dogana e Kosovës: Gjatë javës, gjashtë raste në tentim të kontrabandës

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika