Lajçak falënderon SHBA-në për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Njoftimit për arritje të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë i bashkohet edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun mes dy shteteve, Miroslav Lajçak, i cili e ka falënderuar SHBA-në për angazhimin e tyre

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka falënderuar emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, për dokumentet.

Lajçak ka shpërndarë në Twitter postimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka dhënë njoftimin për marrëveshje, duke falënderuar për këtë mbështetjen e BE-së.

“Falënderoj emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.

Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari
i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes dhe daljes, për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Po ashtu, ai ka thënë se serbët në Kosovë tani si të gjithë qytetarët e tjerë do të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.

Ndërsa, Borrell ka treguar se vendimin për këtë zbatim të marrëveshjes BE-ja e ka marrë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika