Abazoviq mirëpret marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës

Pas arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve ka reaguar edhe presidenti në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Presidenti në detyrë ka thënë se qeveria e Malit të Zi e mirëpret këtë marrëveshje duke shtuar se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën

Presidenti në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pa arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Përmes një postimi, kryeministri i Malit të Zi ka thënë se e përshëndet dëshirën për mirëkuptim mes liderëve të dy shteteve fqinje dhe përpjekjet e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së që të arrihet marrëveshja.

“Qeveria e Malit të Zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për tejkalimin e çdo krize”, shkruan Abazoviq në Twitter.

Dritan Abazoviq ka shtuar se duan paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ai ka përfunduar duke thënë se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të riformojmë të ardhmen.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika