BSPK proteston për rritje të pagave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, po mban një protestë duke kërkuar që t’iu plotësohen gjashtë kërkesat e tyre.

Kjo protestë fillon me marshim nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Skënderbeu”, para ndërtesës së Qeverisë.

BSPK ka njoftuar se, ekzekutivit të Qeverisë do t’i parashtrojnë këto kërkesa:

  1. Rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës deri sa të përmbushen kërkesat e mëposhtme.
  2. Miratimi i Ligjit të Pagave.
  3. Rritja e rrogës minimale
  4. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor
  5. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale
  6. Të ndryshohet neni në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, sipas të cilit, kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.

Para organizimit të kësaj proteste, janë bërë thirrje të shumta nga kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli.

“E thërrasim Partnerin Tonë Social, Qeverinë që të merret më këmbëngulshëm e më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, duke i përfshirë edhe kapacitetet tona profesionale, dhe të hapë rrugë për Pagën Minimale dhe për Kontratën Kolektive, për këto akte të rëndësishme e tejet të nevojshme juridike të cilat po tejzvarriten”, ka shkruar ai.

Sipas tij , Qeveria duhet ta zbatojë kontratën kolektive, të garantojë siguri dhe shëndet në punë, ta konsiderojë përvojën e punës për vitet ’90 -’99, ta aplikojë sigurimin shëndetësor, ta aprovojë pagën minimale dhe të sigurojë punë dhe jetë të dinjitetshme.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika