Kurti përkujton strehimin e afganëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar strehimin e afganëve në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova i ka strehuar një 1 mijë e 798 refugjatë afganë, të cilët kishin ikur nga pushteti taleban i Afganistanit

Afganët e strehuar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar njëvjetorin e strehimit të refugjatëve afganë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se Kosova i ka strehuar një 1 mijë e 798 refugjatë afganë, të cilët kishin ikur nga pushteti taleban i Afganistanit.

“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar Kurti.

Më 16 gusht të vitit 2021, shteti i Kosovës e kishte pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ta strehuar një numër të caktuar të afganëve, të cilët ishin të detyruar ta lëshonin venin e tyre.

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), kishte bërë të ditur se disa afganëve të strehuar përkohësisht në Kosovë u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shkak i moskalimit të procesit të verifikimit.

Afganët të cilëve u është refuzuar hyrja për në SHBA pritet t’iu mundësohet ky udhëtim brenda një viti. Në të kundërt, ata do të zhvendosen në një shtet të tretë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika