Kush është turku që u arrestua në Shqipëri pasi kishte përfituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptovaluta?

Polica e Shqipërisë në jug të vendit ka arrestuar të shumë kërkuarin për mashtrim nga Turqia me fletarrest ndërkombëtar. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke pasi kishte mashtruar dhjetëra qytetarë duke përfituar nga ta rreth 2 miliardë dollarë

ilustrimi

Faruk Fatih Özer ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptovaluta derisa të martën e 30 gushtit u arrestua nga Policia e Shqipërisë, teksa po merrte rreze dielli së bashku me një person tjetër me iniciale E.H, i cili ka rënë gjithashtu në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përkrahur atë të fshihet.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika kufitare në aeroportin e Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk, raporton ABC News.

Në bazë të të dhënave, ai ka ikur nga Turqia, pasi kishte mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët i kishte bindur që t’i investonin paratë e tyre në monedhë virtuale turke “Thodex”.

Özer dyshohet se i kishte mashtruar turqit nëpërmjet një kompanie ku pasi kishte përfituar rreth dy miliardë dollarë e kishte shpallur atë të falimentuar.

I arrestuari Özer ishte arratisur nga Turqia më 20 prill të vitit të kaluar me 108 milionë dollarë, dhe dyshohej se po qëndronte prej asaj kohe në Shqipëri.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika