Anija luksoze “Silver Moon” mbërrin në Sarandë

Një anije turistike superluksoze e quajtur “Silver Moon” ka mbërritur në portin e Sarandës dhe ka sjellur turistët e parë për këtë sezonë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama me anë të fotografive e shpalosi bukurinë e kësaj anije, duke theksuar se ajo është ” dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot”.

Një bord prej 450 turistëve kishin fatin të provonin për herë të parë këtë shëtitje në qytetin e Sarandës, të cilët do të shpërndahen në grupe dhe të shijojnë bukurinë e saj.

Kjo anije gjigande është ndërtuar në vitin 2020 dhe ka një peshë afërsisht 40 mijë e 700 tonë bruto dhe me një kapacitet për të akomoduar 596 pasagjerë në bord, dhe sigurisht është një ndër më luksozet në të gjithë botën.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika