Murati bën thirrje për hetim të SBAShK-ut: Për tri vjet ka deklaruar mbi 1 milionë euro më pak të hyra

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar SBASHK-un për mosdeklarim të të hyrave, duke ftuar organet shtetërore që të merren me këtë. Kjo thirrje e Muratit vjen pasi SBASHK-u tash e sa ditë ka filluar grevën, ndërsa në vazhdimësi janë kërcënuar nga Ministria e Financave se për këtë shkak do t'iu ndalet paga të gjithë grevistëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka ftuar organet e rendit ta hetojnë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulurës(SBASHK), sepse sipas tij, ka diskrepancë në deklarimin e të hyrave të kësaj sindikate.

Në një konferencë për media, Murati është shprehur se në vitin 2017 nga anëtarësia e SBASHK-ut, janë dhënë mbi 550 mijë euro kurse sindikata në fjalë i ka deklaruar rreth 220 mijë.

Sipas tij, 330 mijë euro nuk janë deklaruar fare.

“Për vitin 2017, të hyrat nga anëtarësia që janë në llogari të SBASHKU-t, janë 550 mijë e 317 euro e 60 centë. SBASHK-u të hyra ka deklaruar 220 mijë e 136 euro e 54 centë bëhet fjalë për një diskrepancë prej 330 mijë euro”, ka thënë ai.

Në vitin 2018, sipas Muratit, janë deklaruar 353 mijë euro më pak, kurse në 2019, 371 mijë euro më pak të deklaruara.

Ai është shprehur se SBASHK-u nuk mund të arsyetohet se me ato mjete ka paguar trajnime, sepse sipas tij, mësimdhënësit ato i paguajnë me të hollat e tyre personale.

“Ftoj organet e rendit, t’i hetojnë që nëse është e vërtetë që kanë paguar pushime dhe trajnime paguajnë vetë, detyrohen vetë, në anën tjetër SBASHKU thotë se paret i kanë shpenzu për trajnime”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika